Dreshaj rikthehet, Deçiqi kërkon kualifikimin

Futboll

Dreshaj rikthehet, Deçiqi kërkon kualifikimin

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2022 Në ora: 16:46
Dreshaj rikthehet, Deçiqi kërkon kualifikimin

Nesër (20:45) në Podogoricë, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, do të luajë ndeshjen e kthimit të xhiros së parë kualifikuese për Conference League në futboll. 

Deçiqi ballafaqohet me Dinamo Minskun nga Bjellorusia. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1:1.

“Në ndeshjen e parë të luajtur të enjten e kaluar në “DG Arena”, nuk pati fitues (1:1). Lojtarët e Deçiqit zhvilluan ndeshje të mirë, avancuan dhe dolën të pamposhtur ndaj kundërshtarit të favorizuar”, shkruan media malazeze “Vijesti”.
Trajneri i skuadrës nga Tuzi, Vlladimir Jankoviq, thotë se Dinamo është favorit.

“Dinamo është sigurisht favorit. Është një ekip i madh, që mund të të kërcënojë në çdo moment.

Ata treguan se kanë cilësi gjatë golit që shënuan në ndeshjen e parë. Janë jashtëzakonisht preciz, efikas... Ata i shndërrojnë gjysmë rastet në gola, çka flet më së miri për cilësinë e tyre. Na takon neve të shtrëngohemi sa më shumë dhe të përpiqemi të japim më të mirën tonë.

Unë pres që lojtarët e mi të përqendrohen në detyrat që duhet të bëjnë, të fokusohen në lojë dhe jo në disa gjëra të tjera dytësore. Ne do të përpiqemi të ndërtojmë dhe të arrijmë qëllimin që të gjithë dëshirojmë”, tha qartë Jankoviq.

Finalisti i Kupës së Malit të Zi në ndeshjen e kthimit do të jetë më i fortë me kapitenin Jonathan Dreshaj, i cili humbi ndeshjen e parë për shkak të pezullimit.

“Ekipi është i kompletuar. Të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm. Dreshaj tani është në dispozicion, andaj edhe është zgjeruar lista me një lojtar”, ka theksuar trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat