A po iu mungon Valmir Veliu? Ja si përgjigjet Tahir Batatina

Futboll

A po iu mungon Valmir Veliu? Ja si përgjigjet Tahir Batatina

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 21:00
Tahir Batatina

Fituesi i Kupës së Kosovës do të jetë para një misioni mjaftë të vështirë për ta përmbysur rezultatin, por trajneri Tahir Batatina ka deklaruar se skuadra e tij është përgatitur maksimalisht për këtë ballafaqim.

Kryetrajneri i Llapit ka folur për lojtarin e larguar para pak javësh drejtë Gaziantepit, Valmir Veliu. I pyetur nga KosovaPress nëse ai po i mungon Llapit në këto ndeshje, Batatina pranoi se një lojtarë i një kalibi të tillë i mungon Llapit, por që në skuadër ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë.

Batatina: Po na mungon Valmir Veliu

“Një lojtar si Valmir Veliu normalisht që na mungon. Valmir Veliu ka qenë një lojtar i padiskutueshëm te skuadra e Llapit, një lojtar i cili ka bërë maksimumin për vite të tëra, një lojtar i cili është rritur me Llapin, lojtar i cili ka ka bërë karrierë tek Llapi. Por mendoj që kalimi i Valmirit në skuadër shumë të madhe për mua është diçka shumë madhështore, për mua është diçka e veçantë, për mua është diçka që nuk mund ta përshkruaj si trajner pasi e ka bërë me Mirlind Dakun, me Hajdin Salihun, pastaj me Valmir Veliun , pro mendoj që kemi lojtarë adekuat në atë pozicion si Adem Maliqi, Albin Kurtaj , Festim Alidemaj të cilët mund t’i mbulojnë ato zbrazëtira dhe të paraqiten sa më mirë nesër në ndeshje dhe t’i mbulojnë të gjitha zbrazëtira të cilat në mungesë të Valmir Veliut”, tha Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat