Gnabry shumë afër dakordimit me Bayernin për vazhdimin e kontratës

Futboll

Gnabry shumë afër dakordimit me Bayernin për vazhdimin e kontratës

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 06:26
Serge Gnabry

Serge Gnabry është shumë afër dakordimit me skuadrën e Bayern Munich për vazhdimin e kontratës. 

Përkundër që u përfol gjatë se lojtari mund të ndërrojë ambient, duket se gjermani nuk mendon kështu.

Chelsea u interesua shumë për t’i siguruar shërbimet e anësorit, por vetë lojtari e hodhi poshtë një lëvizje të tillë.

Të gjithë zërat që e largonin lojtarin nga “Allianz Arena” arsyetim kryesor e kishin mosmarrëveshjen që palët kishin në lidhje me pagën që kërkonte lojtari.

Gjithsesi, sipas Kicker, kjo situatë duket se po shkon duke u qetësuar, me lojtarin e vendosur për të qëndruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat