Reece James premton besnikëri

Futboll

Reece James premton besnikëri

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 07:47
Reece James

Reece James nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Chelseas. 

Lojtari, në një intervistë të dhënë për BBC, është shprehur se dëshiron të qëndrojë gjatë te “blutë”.

Tutje, mbrojtësi anësor u shpreh se është rritur duke e përkrahur skuadrën nga Londra dhe nuk sheh ndonjë arsye për të ndërruar skuadër.

“Të qëndroj në Chelsea për një kohë të gjatë, do të më pëlqente. Jam rritur si tifoz i Chelseat dhe tani po luaj këtu, në klubin që kam mbështetur gjithmonë

Nuk e kuptoj pse diçka do të ndryshoj ambient. Unë luaj për Chelsean tani dhe po e shijoj të qëndruarit këtu”, tha ai.

James po kalon në një formë fantastike me “blutë”, duke qenë një ndër pikat kryesore të skuadrës në sezonet e fundit.

Lojtari pati oferta edhe nga gjigandë si Real Madridi, por e refuzoi kategorikisht largimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat