PSG merr vendimin për Messin

Futboll

PSG merr vendimin për Messin

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 11:03
Messi

PSG ka nisur të lëvizë që tani për Leo Messin. Kampionët e Francës kanë pasur një komunikim me futbollistin për të ardhmen.

Marca shkruan se yllit argjentinasi është komunikuar dëshira e PSG për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.

Messi verën e vitit 2021 nënshkroi për dy vite me PSG-në dhe tani kampionët e Francës duan të nënshkruajnë një marrëveshje të re.

Prej saj Messi do ishte pjesë e skuadrës së tyre deri më 30 qershor 2024. PSG e shikon sulmuesin pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe tashmë mbetet të kthejë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat