Lyoni nuk e lëshon për më pak se 65 milion euro

Futboll

Lyoni nuk e lëshon për më pak se 65 milion euro

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 11:20
Lyoni nuk e lëshon për më pak se 65 milion euro

Lukas Pakueta është duke u monitoruar nga disa skuadra të mëdha evropiane. Mes atyre që kanë më shumë interesim për lojtarin brazilian është skuadra e Arsenalit.

Skuadra e Olimpik Lionit është e gatshëm të konsiderojnë ofertat për Pakueta-n, por vetëm ato që shkojnë te 65 milionë euro.  Skuadra franceze ka pranuar faktin se Pakueta dëshiron të largohet këtë merkato dhe nuk do ta pengojnë rrugën e tij.

Krejt çfarë duhet për Lionin që ta lëshojë lojtarin është një ofertë që kënaq interesat e klubit.

Mediat raportojnë se përveç Arsenali, edhe Roma e Njukasëll janë duke monitoruar situatën e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat