Bardhi me ofertë të re nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Futboll

Bardhi me ofertë të re nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nga: K. G. Më: 14 korrik 2022 Në ora: 15:30
Bardhi

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, vazhdon të marrë oferta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“E fundit është nga skuadra e Austin, e cila është e interesuar të marrë përfaqësuesen e Maqedonisë. 

Kujtojmë se një muaj më parë skuadra e tij e Levantes konfirmoi se për Bardhin kishte një ofertë nga SHBA-të, por ajo u refuzua, pa specifikuar se për cilën skuadër bëhet fjalë.

Ai së fundmi është rikthyer në stërvitje te Levantes, në pritje të finalizimit të transferimit. 

Së fundmi ka pasur interesim për të nga Nice, ndërsa më herët është përmendur edhe ekipi Brentford, pra Bardhi si zëvendësues i Eriksenit, ky i fundit do të transferohet te Manchester United”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat