Manaj: Jam shumë i emocionuar

Futboll

Manaj: Jam shumë i emocionuar

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 19:42
Manaj

Rey Manaj është gati për aventurën e tij të re në futbollin anglez. Pak ditë pasi u zyrtarizua si futbollisti më i ri i Watford, sulmuesi i kombëtares në një intervistë për faqen zyrtare të klubit shprehu objektivat e tij personale, si dhe prishtmëritë që ka nga ky sezon.

“Menaxheri im luajti një rol shumë të rëndësishëm, sepse më dha këshillën se ku duhet të shkoja, por qartësisht Watford është një skuadër e njohur. Të gjithë në vendin tim dhe në Itali e njohin Watford-in. Kur i thashë të gjithëve se do të vija këtu, më thanë se ishte zgjedhja më e mirë.

Kështu që jam shumë i emocionuar që vij këtu. Ne sulmuesit duhet të japim pak kreativitet dhe opsione për të gjithë ekipin, jo vetëm gola dhe asiste. Ne jemi pjesë e gjithë strategjisë së lojës.

Aventurat te Interi dhe Barcelona? Sigurisht që jam shumë krenar që kam veshur dy fanella të klubeve shumë të rëndësishme, por kjo është e shkuara dhe më duhet ta harroj.

Duhet të përqendrohem në këtë aventurë, sepse tani vesh fanellën e Watford-it dhe duhet të kthehemi përsëri në Premier League”, deklaroi Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat