Arsenal projekton një tjetër goditje të madhe

Futboll

Arsenal projekton një tjetër goditje të madhe

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 12:01
Arsenal projekton një tjetër goditje të madhe

Arsenal nuk ndalet në merkato dhe “peshkon” përsëri te rivalët e Manchester City.

Pasi siguruan shërbimet e sulmuesit Gabriel Jesus, “topçinjtë” kanë nisur kontaktet e para pë mbrojtësin e City-t, Oleksandr Zinchenko.

Kampionët e Anglisë, së fundmi kanë pranuar se janë të hapur për të dëgjuar çdo ofertë në drejtim të 25-vjeçarit. Një situatë të cilën, Arsenal kërkon ta shfrytëzojë dhe gjasat janë të mëdha që ky operacion të finalizohet me sukses.

Zinchenko ka refuzuar ofertat që i kanë ardhur nga jashtë Premier League dhe ky është avantazhi më i madh për londinezët.

Oleksandr duket se është bërë gati t’i thotë lamtumirë “Citizens” pas 6 sezonesh, ku zhvilloi 128 ndeshje dhe realizoi dy gola dhe gjithashtu fitoi 10 trofe.

Kontrata e Zinchenko-s përfundon më 30 qershor 2024 dhe klubet pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi City e vlerëson mbrojtësin rreth 30 milionë euro, ndërsa Arsenal për momentin nuk kërkon të shpenzojë më shumë se 20 deri 22 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat