Shpresa e madhe te Laçi dhe kuriozitet për Tiranën dhe Vllazninë

Futboll

Shpresa e madhe te Laçi dhe kuriozitet për Tiranën dhe Vllazninë

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 15:22
Shpresa e madhe te Laçi dhe kuriozitet për Tiranën dhe Vllazninë

Shpresa e madhe te Laçi dhe kuriozitet për Tiranën dhe Vllazninë!

Turet e para kualifikuese kanë përfunduar dhe tashmë në garë kanë mbetur vetëm tre klube të “Abissnet Superiore”-s.

Partizani u eliminua nga Saburtalo pas penalltive, ndërsa Tirana përfundoi rrugëtimin në Ligën e Kampionëve për ta vazhduar në Ligën e Konferencës. Ky kompeticion mbetet e vetmja shpresë për klubet e kampionatit shqiptar për të arkëtuar sa më shumë të ardhura dhe për të shkuar sa më larg në aspektin sportiv.

Kundërsharët e turit të dytë janë njohur për klubet tona, ndërsa javën e ardhshme do të njohin edhe rivalët në turin e tretë kualifikues. Kështu, më datë 18 korrik, në orën 14:00, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Tirana, Laçi dhe Vllazia presin me kërshëri të mësojnë se cilat ekipe do të kenë përballë, sigurisht, nëse kalojnë fillimisht kundërshtarët që kanë në turin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat