Mahrez në Manchester City deri në vitin 2025

Futboll

Mahrez në Manchester City deri në vitin 2025

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:04
Mahrez në Manchester City deri në vitin 2025

Rinovim i rëndësishëm te Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë zgjatur bashkëpunimin me Riyad Mahrez deri në vitin 2025. 31-vjeçari kishte edhe një vit kontratë me “Cityzens”.

Mahrez është pjesë e City prej verës së vitit 2018, kur u ble nga Leicester City për 67 milionë euro

. Lojtari afrikan ka luajtur 189 ndeshje me “Cityzens” deri tani, duke realizuar në total në të gjithë kompeticionet 63 gola, ndërkohë që numëron edhe 43 asiste.

Sezonin e fundit, Mahrez ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës së Pep Guardiolës me 24 gola të shënuar, nga të cilët 7 i shënoi në Champions League, kompeticion ku rrugëtimi i tij dhe shokëve të skuadrës u ndal në gjysmëfinale nga Real Madrid.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re. Unë kam shijuar çdo minutë të kohës sime këtu. Është kënaqësi të jesh pjesë e një klubi kaq të jashtëzakonshëm”, deklaroi lojtari ofensiv pas firmës mbi kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat