Ramos shënon në fitoren e parë të PSG-së

Futboll

Ramos shënon në fitoren e parë të PSG-së

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:33
Ramos

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore në kuadër të fazës para-sezonale.

Kampionët e Francës shënuan fitore 2:0 ndaj skuadrës nga Ligue 2, Quevilly Rouen.

Sergio Ramos (34’ – penallti) dhe Djeidi Gassama (54’) shënuan në fitoren e parisienëve.

Vlen të theksohet se kjo ishte edhe ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Christophe Galtier.

Paris Saint-Germaini më 20 korrik do të zhvillojë miqësoren e radhës, atë ndaj Kawasaki Frontale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat