Lingard po shqyrton ofertën prej 10 milionë funtesh

Futboll

Lingard po shqyrton ofertën prej 10 milionë funtesh

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 23:10
Jesse Lingard

Jesse Lingard është një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester United.

Disa klube janë duke e monitoruar situatën e tij, në mesin e tyre edhe nga Arabia Saudite.

Sipas ‘The Athletic’, anglezi po shqyrton ofertë masive prej 10 milionë funtesh në vit nga Arabia Saudite.

Përveç nga skuadra arabe, Lingard ka oferta edhe nga Anglia.

Everton dhe West Ham United janë klubet e interesuara për të.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i 29 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat