West Hami nis 2 oferta për Armando Brojën në vetëm 24 orë

Futboll

West Hami nis 2 oferta për Armando Brojën në vetëm 24 orë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:39
West Hami nis 2 oferta për Armando Brojën në vetëm 24 orë

Interesimi i madh po vazhdon akoma për Armando Brojën.

Pavarësisht se sulmuesi shqiptar është pjesë e Chelsea-t në fazën përgatitore, ofertat nuk kanë të mbaruar për lojtarin e Kombëtares. I pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano, këtë herë ka raportuar situatën e Brojës.

Sipas gazetari italian, West Ham-i ka dërguar dy oferta në vetëm 24 orë për Armando Brojën.

Propozimi i fundit ka shkuar në 35 milionë euro për të marrë shërbimet e legjionarit. Por deri tani Chelsea nuk e ka vendosur ende të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat