Totti dhe Ilary Blasi fusin në lojë avokatët

Futboll

Totti dhe Ilary Blasi fusin në lojë avokatët

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:22
Totti dhe Ilary Blasi

Francesco Totti dhe Ilary Blasi nuk kanë arritur ende një marrëveshje për ndarjen. Kjo është bërë e ditur nga “Corriere della Sera”, e cila citon burime të kualifikuara. Pothuajse me siguri prezantuesja e “Mediaset” do të qëndrojë për të jetuar në vilën “Euro”, për të tjerat nuk ka asgjë të përcaktuar.

“Ndarja e aksioneve, interesave dhe pronave të tjera të paluajtshme, si dhe kompensimi ushqimor për fëmijët kërkojnë negociata mes palëve, gjë që po bëhet përmes avokatëve, me qëllim që të shkojnë në gjykatë me marrëveshje paraprake.

Për momentin gjithçka është në ngërç, sepse asnjëra nga palët nuk ka paraqitur një draft-marrëveshje saktësisht”, – shkruan prestigjiozja italiane. Pasi njoftoi ndarjen nag ish-kapiteni i Romës me një deklaratë mjaft të përmbledhur, Ilary fluturoi drejt Afrikës me motrën e saj Silvia dhe fëmijët, Cristian, Chanel dhe Isabel.

“Kur Ilary të kthehet, avokatët do të rifillojnë negociatat komplekse, duke marrë parasysh ndërthurjet e shumta ekonomike midis Tottit dhe Blasi. Babai i saj, Roberto, si dhe kunati Ivan, burri i motrës së saj Silvia, janë të përfshirë në menaxhimin e aktiviteteve të ish-numrit 10 verdhekuq. Ata kanë fjalën e tyre edhe në kontratat e tij reklamuese”, – shkruan gazeta.

Në Instagram, prezantuesja ka ndarë shumë momente nga rrugëtimi i saj, por asnjëherë nuk iu është përgjigjur thashethemeve të ditëve të fundit mbi shkakun e divorcit, tradhtinë e saj dhe të Totti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat