Djali i artë i Kosovës - lojtar i ndeshjes, mahnit rreth 30 mijë shikues në Gjermani

Futboll

Djali i artë i Kosovës - lojtar i ndeshjes, mahnit rreth 30 mijë shikues në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2022 Në ora: 15:51
Leart Paçarada, feston fitoren

Mbrojtësi Leart Paçarada është në formën më të mirë, këtë e ka vërtetuar sot në fanellën e St. Paulit, duke startuar me fitore me rezultat 3:2 ndaj Nurnberg-ut.

Nismë me fitore në Bundesliga II, një St. Paul që premton një kampionat të madh.

Paçarada titullar, shënoi dhe asistoi në fitoren e parë në kampionat. 

Image

Notat e lojtarëve

Shënues: 1:0 Irvine (24’), 2:0 Paqarada (37’ – nga penalltia), 3:0 Daschner (39’), 3:1 Duah (46’), 3:2 Valentini (90.+2’). Djali i artë nga Kosova asistoi në golin e parë, të cilin e shënoi Irvine.

Paçarada mahniti me lojë rreth 30 mijë shikues. Betim Fazliji debutoi në minutën e fundit për St. Paulin.

Djali i ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut, është lojtar i ndeshjes. 

Paçarada u vlerësua me notën 8.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
 
St. Pauli - Nürnberg 3:2

Gjyqtar: Florian Heft.
Shikues: 28.582.
Shënues: 1:0 Irvine (24’), 2:0 Paqarada (37’ – nga penalltia), 3:0 Daschner (39’), 3:1 Duah (46’), 3:2 Valentini (90.+2’). 
Kartona të verdhë: Daschner, Irvine, Boukhalfa - Tempelmann, Nürnberger, Sörensen. 
FC St. Pauli: Smarsch - Saliakas (80. Zander), Dźwigała (90. Fazliji), Medić, Paçarada, Smith (90. Aremu), Hartel, Irvine, Daschner - Eggestein (70. Otto), Matanović (70. Boukhalfa)
Kryetrajner: Timo Schultz.
FC Nürnberg: Mathenia - Gyamerah (82. Valentini), Schindler, Sörensen (66. Hübner), Handwerker - Tempelmann, Nürnberger, Duman (46. Wekesser), Møller Dæhli (72. Wintzheimer) - Daferner, Duah (82. Shuranov).
Kryetrajner Robert Klauß.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat