Ramizi shënon për Winterthur, barazojnë me Baselin 

Futboll

Ramizi shënon për Winterthur, barazojnë me Baselin 

Nga: K. Goca Më: 16 korrik 2022 Në ora: 22:31
Samir Ramizi shënon për Winterthur, barazojnë me Baselin 

Skuadra e Winterthur ka barazuar me rezultat 1:1 me Baselin, në hapje të elitës së futbollit zviceran.

Në minutën e tretë, Samir Ramizi realizon për epërsinë (1:0) të Winterthur.

Burger në minutën e 71-të barazon rezultatin 1:1.

Ramizi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 60-të dhe u zëvendësua në atë të 88-tën. 

Portieri Jozef Pukaj dhe futbollisti Granit Lekaj (kapiten), luajtën tërë takimin për Winterthurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat