Muçi i dhuron pikën e parë në kampionat Legias

Futboll

Muçi i dhuron pikën e parë në kampionat Legias

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 22:31
Muçi i dhuron pikën e parë në kampionat Legias

Sezoni i fundit ishte jashtë pritshmërive për Ernest Muçin, duke qenë se sulmuesi shqiptar nuk gjeti formën e tij më të mirë duke e kaluar pjesën më të mëdha të kohës në stol. Ndërsa, një tjetër penalizim ishin edhe “fërkimet” me ish- trajnerin serb të skuadrës polake.

Por, tashmë situata është tjetër, teksa në krye të ekipit është Kosta Ruanjic, trajner gjerman që i dha besim Muçit në fazën përgatitore.

Në ndeshjet miqësore që Legia ka zhvilluar, ish-lojtari i Tiranës gjeti një herë rrugën e rrjetës ndërsa së fundmi, Muçi e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin polak pasi realizoi golin e parë për Legian në këtë sezon. Legia barazoi me rezultatin 1-1 në transfertë ndaj Korona Kielce, teksa shqiptari i dhuroi avantazhin të tijve në minutën e 73.

21-vjeçari lëvizi si një sulmues i vërtetë në zonë duke surprizuar portierin kundërshtar me një goditje me kokë, por gjithsesi në fund Legia nuk ia doli të ruante avantazhin dhe u desh të gëzohej me një pikë.

Në këtë sfidë, Muçi u aktivizua për 90-minuta dhe u zëvendësua vetëm në të 97-tën ndërsa nuk pati minuta për Kastratin teksa Jurgen Çelhaka nuk ishte i grumbulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat