Kounde është plani B i PSG-së

Futboll

Kounde është plani B i PSG-së

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 06:34
Jules Kounde

Jules Kounde është plani B, për ekipin e Paris Saint Germain.

Sipas ‘Le Parisien’, qendërmbrojtësi i Sevillas, Kounde është alternativa për parisienët në rast se Milan Skriniar nuk përfundon në kryeqytetin francez.

Çmimi i Kounde do të shkonte në 60 milionë euro, një shifër që nuk paraqet problem për PSG-në, e cila po përpiqet të mbyllë nënshkrimin e sllovakut për një çmim prej 60 milionë euro plus bonuset.

Ndërkohë që Interi kërkon një shumë prej 70 milionë eurosh.

Nga Parisi shpresojnë të zhbllokojnë operacionin për Skriniar, në mënyrë që të mos kenë nevojë të eksplorojnë opsione të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat