Mahrez, celulari i shkatërruar

Futboll

Mahrez, celulari i shkatërruar

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:58
Mahrez

Është dashur rinovimi i kontratës për ta “bindur” futbollistin e Manchester City, Riyad Mahrez, që ta ndërronte celularin.

Po, sepse prej disa muajsh, lojtari algjerian është parë të qarkullojë me një celularë shumë të dëmtuar. Në fakt, në rrjetet sociale janë parë disa fotografi të fantazistit të Qytetarëve dhe të telefonit të tij të shkatërruar, por që gjithsesi e mbante në dorë me krenari.

Edhe në prag të udhëtimit për në SHBA, ku klubi do të zhvillojë disa ndeshje miqësore në pritje të fillimit të sezonit të ri, Mahrez ka marrë me vete sendin dhe kjo ka sjellë reagimin e një tifozi.

Pikërisht një fotografi para fluturimit që ka dërguar skuadrën në Amerikë ka gjeneruar një koment me të vërtetë simpatik të një tifozi, që e ka ftuar të ndërrojë celular.

Mahrez është përgjigjur: “Po, e di. Prisja kontratën e re për  ta bërë”, duke iu referuar rinovimit të nënshkruar në orët e kaluara me klubin e tij. Të shikojmë nëse do ta bëjë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat