Është gati sulmi vendimtar nga ana e kuqezinjve

Futboll

Është gati sulmi vendimtar nga ana e kuqezinjve

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 13:12
Është gati sulmi vendimtar nga ana e kuqezinjve

Milani i Stefano Piolit fiton dhe bind në miqësoren kundër Koln-it, në daljet e para si kampion i freskët i Italisë. Kuqezinjtë janë udhëhequr nga Olivier Giroud, në pritje të merkatos.

Ajo që po vjen, në fakt, do të jetë me shumë mundësi java e Charles De Ketelaere. Sipas La Gazzetta dello Sport, është gati sulmi vendimtar nga ana e kuqezinjve.

Nga dita e hënë, Maldini dhe Massara duket se do të hidhen në sulm me një ofertë të re dhe më të lartë për të siguruar shërbimet e talentit.

Pjesa fikse e ofertës do të rritet dhe, me bonuse dhe shpërblime, do të mund të shkojë rreth 35 milionë euro, që është shuma e kërkuar nga Brugges. Pasditen e stome ylli i ri belg do të luajë në Superkupën e Belgjikës kundër Gent-it.

Me përjashtim të surprizave, kjo e sotmja pritet të jetë ndeshja e fundit para transferimit të shumëpritur te kuqezinjtë. Janë ditët e De Ketelaere në shtëpinë e Milan-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat