Hamidi nuk i trembet Dinamos, do rezultat pozitiv në Zagreb

Futboll

Hamidi nuk i trembet Dinamos, do rezultat pozitiv në Zagreb

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2022 Në ora: 13:30
Hamidi

Skuadra shqiptare, Shkupi, të martën (21.00) e pret përballjen me Dinamo e Zagrebit në kuadër të xhiros së dytë kualifikuese të Champions League në futboll.

Ndeshja e parë luhet në “Maksimir” të Zagrebit, ndërsa e kthimit në Shkup. Kampioni i Maqedonisë së Veriut, shkon në kryeqytetin kroat për rezultat, ndërsa sulmuesi algjerian Walid Hamidi, është optimist për Shkupin.

“Ne do të japim maksimumin në Zagreb. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne.

Jemi të qetë dhe po punojmë shumë këto ditë. Mund të them se në ‘Maksimir’ do të luftojmë në çdo pëllëmbë të fushës.

Është e qartë se Dinamo është një skuadër serioze me cilësi të madhe, por në futboll secili mund ta mposht tjetrin.

Nëse i shtohet fakti që tifozët tanë do të na përkrahin, besojmë se do ta kemi më të lehtë dhe shpresojmë që të kthehemi me rezultat pozitiv”, tha Hamidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat