Roma me ofertë konkrete për Dybalan

Futboll

Roma me ofertë konkrete për Dybalan

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 14:25
Paulo Dybala

Paulo Dybala së shpejti do të marrë ofertë konkrete nga Roma.

Brenda 24 orëve të ardhshme, Roma thuhet se do t’i paraqesë një ofertë konkrete për Paulo Dybalan dhe do të pres një përgjigje të shpejtë nga ana e lojtarit.

Trajneri i “Giallorossëve”, Jose Mourinho, raportohet se ka folur personalisht me sulmuesin argjentinas në telefon një javë më parë, duke u përpjekur ta bindë atë për kalim në kryeqytetin italian duke nënvizuar ambiciet dhe projektin e tij.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Mourinho e dëshiron Dybalan në skuadrën e tij dhe ai ka shtyrë drejtorin Tiago Pinto të bëjë një lëvizje vendimtare. Brenda 24 orëve, Pinto do të prezantojë zyrtarisht ofertën e “Giallorossëve”- tek agjenti i lojtarit.

Roma do t’ia bëjë të qartë 28-vjeçarit se ata presin një përgjigje brenda ditëve të ardhshme ose do të fillojnë të fokusohen në objektiva të tjerë.

Dybala tash e disa javë po e pret një ofertë konkrete nga Interit, por “Nerazzurrët” kanë hasur në vështirësi në shitjen e njëri nga Sanchez apo Dzeko për të krijuar hapësire dhe fonde për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat