Trajneri i Bayernit paralajmëron ndryshime

Futboll

Trajneri i Bayernit paralajmëron ndryshime

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:11
Trajneri i Bayernit paralajmëron ndryshime

Julian Nagelsman e pranon se Bajerni do të detyrohet të ndryshojë pas largimit të Robert Levandovskit.

Në fjalët e ti të para pas largimit të polakut, ai ka shpjeguar se do të duhet punë për të rregulluar skuadrën në mënyrë që të mos ndjehet mungesa e golave që shënonte Leva.

“Ne kemi opsione të ndryshme”, tha ai për “Sky Sport” në Gjermani.

“Mane mund të jetë zëvendësuesi i Levandovskit në sulm. Duhet të ndryshojmë pak stilin tonë të lojës, pasi kemi humbur një qendërsulmues të aftë të shënojë 40 gola në sezon.

Në të njëjtën kohë, ky largim përfaqëson një sfidë të madhe dhe një mundësi për të gjithë futbollistët tanë të tjerë. Duhet të vazhdojmë të çojmë përpara Bajernin edhe pse u largua Robert”, theksoi Nagelsman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat