Ronaldo i përgjigjet spekulimeve rreth të ardhmes e tij

Futboll

Ronaldo i përgjigjet spekulimeve rreth të ardhmes e tij

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 22:44
Ronaldo i përgjigjet spekulimeve rreth të ardhmes e tij

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një nga futbollistët më të përfolur në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sulmuesi portugez besohet se ka kërkuar largimin nga Manchester United, teksa ai ende nuk ka filluar as stërvitjet me skuadrën angleze.

Derisa nga Ronaldo nuk është konfirmuar asgjë, spekulimet rreth të ardhmes së tij po vazhdojnë.

Televizioni portugez, “Sport TV”, së fundi raporti se Sporting Lisbona është në bisedime për huazimin e 37-vjeçarit.

Raportimi i tyre u bazua në një fotografi, ku thuhet se vetura e Ronaldos është parë në garazhin e stadiumit të klubit portugez, “Jose Alvalade”.

Megjithatë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka mohuar këto raportime.

Në lajmin e publikuar nga “Sport TV” në “Instagram”, Ronaldo me llogarinë e tij zyrtare ka komentuar: “E rremë”.

Ndryshe, Ronaldo me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme për së paku edhe një sezon.

Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu klubet e lidhura me një transferim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat