Gomez tregon pse injoroi spekulimet Realin dhe nënshkroi rinovimin me Liverpool

Futboll

Gomez tregon pse injoroi spekulimet Realin dhe nënshkroi rinovimin me Liverpool

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 17:10
Gomez

Mbrojtësi anglez lidhej me shumë spekulime në merkaton e verës, kryesisht me disa që e çonin atë te Real Madridi.

Por, së fundmi lojtari ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpool, për të zgjatur qëndrimin e tij në ‘Anfield’.

Lojtari ka dhënë disa komente për këtë situatë, duke thënë se nuk pengohet prej zhurmave që vijnë nga jashtë.

“Nuk mund të them që s’i kam dëgjuar thashethemet, por derisa gjërat nuk janë konkrete me përfaqësuesit e mi, i shoh pak me dyshim”, ka thënë Gomez.

“Secili interesim është nxitës, por në të vërtetë nuk e shoh si shpërqendrim, sepse deri në vendimin tim, zhurma e jashtme është vetëm e jashtme”, shtoi lojtari.

Real Madrid në këtë merkato ka arritur marrëveshje me një tjetër mbrojtës nga Premier League, e ai është Antonio Rudiger

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat