Ten Hag paralajmëron Maguiren

Futboll

Ten Hag paralajmëron Maguiren

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:24
Maguire

Me mbërritjen e trajnerit Erik ten Hag në krye të Manchester United pritej që një nga ndryshimet e holandezit të ishte edhe shiriti i kapitenit të skuadrës. Harry Maguire nuk ka bindur dhe për më tepër nuk preferohet as nga tifozët e Djajve të Kuq. Megjithatë, tekniku 52-vjeçar ka vendosur të mos ndërhyjë me dorë të hekurt dhe ia ka besuar sërish shiritin mbrojtësit të kombëtares angleze.

Megjithatë, Ten Hag ka theksuar së fundmi se shiriti i kapitenit nuk i garanton Maguire një vend në formacionin titullar dhe se ai duhet të luftojë, aq më tepër kur tashmë në skuadër është edhe Lisandro Martinez i sapotransferuar nga Ajax.

Maguire është mbresëlënës dhe unë pres shumë nga ai. Kapitenin e shoh gjithnjë si një çështje të cilën e vendos unë, për mua të qenurit një grup i bashkuar është e rëndësishme dhe dua disa lider në skuadër.

Kapiteni është i rëndësishëm dhe unë jam i lumtur me kapitenin e ekipit. Kemi qendra të mira në mbrojtje dhe Maguire është një prej tyre. por, sigurisht që ka një konkurrencë të madhe brenda grupit dhe kjo është normale kur bëhet fjalë për një klub si Manchester United.

Nuk mund të fitosh me vetëm 11 lojtarë, duhet një skuadër e tërë aq më tepër kur bëhet fjalë për Premier League. Mendoj se Maguire është zgjedhje e parë megjithatë duhet ta tregoj se e meriton vendin në skuadër. Unë do ta mbështes, por në fund duhet që rezultatet t’i arrijë vetë”, u shpreh Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat