Reali me objektiv të qartë, synon titullin e 15-të

Futboll

Reali me objektiv të qartë, synon titullin e 15-të

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 18:33
Reali me objektiv të qartë, synon titullin e 15-të

Fitimi i tre trofeve sezonin e kaluar nga Real Madridi, veçanërisht La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve, kanë sjellë lëvdata për lojtarët e klubit mbretëror. Por trajneri italian ka paralajmëruar tashmë lojtarët e tij se këto suksese janë në të kaluarën dhe se beteja fillon pas një jave në Las Vegas kundër Barcelonës.

Objektivi është vendosur nga vetë klubi: triumfi i 15-të i Ligës së Kampionëve. Nuk ka zgjidhje tjetër. Nuk mjafton të kënaqesh me triumfet e fundit. Në çdo moment trajneri italian ka theksuar atmosferën e mirë dhe dëshirën për të fituar të këtij grupi që nisi me shumë pikëpyetje dhe përfundoi si fitues.

Lojtarët si Karim Benzema dhe Vinicius Jr vodhën pjesën më të madhe të vëmendjes së Real Madrid sezonin e kaluar. Çmimet për këta lojtarë dhe disa të tjerë do të mbërrijnë në ditët në vijim, duke filluar me çmimet e UEFA-s që do të shpërndahen në shortin e Ligës së Kampionëve më 25 gusht në Stamboll.

Sulmuesi francez, Karim Benzema, synon shumë çmime, por më kulmori është ai i Topit të Artë.

Eduardo Kamavinga synon të jetë “Djaloshi i Artë”, Tibo Kurtua pritet të shpallet portieri më i mirë në botë dhe lojtarë si Vinisius dhe Luka Modric pritet të jenë në 11-shen më të mirë të FIFA-s.

Krahas Benzemas, Modriç, Dani Karvahal, Naço Fernandez, Kasemiro dhe Toni Kroos do të jenë ata që do të vendosin ritmin për sa i përket punës dhe angazhimit këtë sezon.

Në “Valdebebas”, të gjithë po mendojnë për numrin 15, apo trofeun me këtë numër në Ligën e  Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat