Stoichkov: Po flasim për një futbollist që ka kushtuar 150 milionë euro

Futboll

Stoichkov: Po flasim për një futbollist që ka kushtuar 150 milionë euro

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 18:36
Stoichkov: Po flasim për një futbollist që ka kushtuar 150 milionë euro

Ousmane Dembele mund të konsiderohet një përforcim i ri për Barcelona-n, duke parë se kontrata e tij ka skaduar dhe më pas katalanasit e kanë bërë të nënshkruajë një të re.

Më pas ka ardhur fjalimi në të cilin francezi ka vendosur të bëjë pak autoironi dhe ka kërkuar shiritin e kapiteni, duke bërë që gjithë skuadra të plasë në të qeshura.

Ai që nuk qesh aspak është Hristo Stoichkov. Bullgari është një legjendë nga anët e Camp Nou dhe nuk e ka fshehur kurrë se sa shumë i ka mbetur në zemër Barcelona.

Topi i Artë 1994-ën ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij me sjelljen e francezit në vitet e fundit. “Po flasim për një futbollist që ka kushtuar 150 milionë euro, ka qenë i dëmtuar për 120 ndeshje, ka luajtur vetëm 20 dhe ka shënuar 10 gola”, ka thënë Stoichkov në një intervistë për Bild.

“Më duket e qartë se nuk ka mësuar asgjë në pesë vitet që ka qenë te Barcelona. Shpresoj që të zgjohet, që të bëhet i zgjuar, që të nisë të dëgjojë këshillat e Xavi-t.

“Ose të shkojë në muzeun e klubit, t’u hedhë një sy atyre prej nesh që kemi luajtur në pozicionin e tij, në mënyrë që të mësojë si luhet te Barcelona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat