Të shkosh në Botëror pa ëndërruar

Futboll

Të shkosh në Botëror pa ëndërruar

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 19:50
Christian Pulisic

Kombëtarja e Amerikës do të shkojë në Botëror për të realizuar ëndrrën e madhe. Këtë e ka thënë në mënyrë të qartë ylli amerikan Christian Pulisic në një intervistë të dhënë për emisionin e ESPN Futbol Americas.

Të shkosh në Botëror pa ëndërruar dhe pa patur objektivin më të madh do të ishte një gabim i madh dhe atëherë pse të mos besohet tek arritja e madhe?

“Mendoj se do të shkojmë atje me objektivin për ta fituar Kupën e Botës”, ka thënë Pulisic. “Do të shkojmë me shumë besim dhe të uritur për fitore, kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk ke besim.

“Besojmë se mund të arrijmë një rezultat të mirë në këtë turne. Nëse nuk beson te diçka, e përsëris se nuk do të ndodhë. Kemi parë gjëra akoma më të pabesueshme dhe besoj se kemi një skuadër të fortë, një grup të fortë që mund të arrijë gjithçka.

“Kjo është mënyra se si e mendoj dhe ajo tek e cila besoj në prag të Kupës së Botës. Nuk do të tërhiqemi mbrapa ndaj askujt”.

Do të shohim nëse ky besim i Christian Pulisic do të ndikojë edhe të shokët e tjerë të skuadrës dhe cili do të jetë udhëtimi i formacionit amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat