Ballkani demolon La Fiorita-n, me një këmbë në rrethin e tretë të garave evropiane   

Futboll

Ballkani demolon La Fiorita-n, me një këmbë në rrethin e tretë të garave evropiane   

Nga: K.G. Më: 19 korrik 2022 Në ora: 22:35
Ballkani

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, pothuajse është i kualifikuar në rrethin e tretë të Conference League në futboll. 

Therandasit me lojë e rezultat 4:0 demoluan ekipin La Fiorita në San Marino.

Futbollisti Meriton Korenica e hapi serinë e golave në minutën e 6-të, ndërsa Albion Rrahmani thellon epërsinë në minutën 23-të. 

Rrahmani shënon golin e dytë personal dhe për 0:3 në minutën e 50-të.

Albin Berisha me një veprim të shpejt nga rreth 17 metra shënon në këndin e poshtëm të majtë për 0:4.

Ballkani i trajnerit Ilir Daja me qetësi e pret takimin e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat