Zuka ia shpjegon Ademit arsyen e largimit nga posti i kryetarit te Gjilani

Futboll

Zuka ia shpjegon Ademit arsyen e largimit nga posti i kryetarit te Gjilani

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 10:10
Florim Zuka dhe Agim Ademi

Këtë të hëne Florim Zuka njoftoi largimin e tij nga posti i kryetarit te skuadra e Gjilanit.

Kjo gjë erdhi pasi që skuadra gjilanase nuk arriti që nën udhëheqjen e tij ta siguroj të paktën një herë titullin e kampionit të Superligës së Kosovës.

Tani, pas largimit nga Gjilani, Zukën e takoi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Ademi tregoi se Zuka ia ka shpjeguar atij arsyen e largimit nga klubi, si dhe planet e mëtutjeshme të ish-pronarit të Gjilanit.

Postimin e Ademit në rrjetin e tij social “Facebook” e gjeni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat