Jesus: Nuk dua të jem njeriu kryesor

Futboll

Jesus: Nuk dua të jem njeriu kryesor

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 11:53
Jesus: Nuk dua të jem njeriu kryesor

Futbollisti i ri i Arsenalit, Gabriel Jesus nuk dëshiron të jetë njeriu kryesor në "Emirates Stadium".

Reprezentuesi brazilian u ka thënë gazetarëve se nuk dëshiron të jetë një super-yll, duke shtuar se ai thjesht dëshiron ta shijojë futbollin.

"Unë nuk dua të jem njeriu kryesor, nuk dua të jem një super-yll. Nuk dua t'i bëj këto gjëra. Dua të luaj futboll", ka thënë ish-futbollisti i Manchester Cityt. 

Jesus kaloi gjashtë vjet te Man City, duke shënuar nëntëdhjetë e pesë gola në 234 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat