Vedat Muriqi transferohet në këtë klub

Futboll

Vedat Muriqi transferohet në këtë klub

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 12:22
Vedat Muriqi transferohet në këtë klub

Vedat Muriqi sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Spanjë.

Mallorca e ka përmirësuar ofertën e saj për sulmuesin kosovar, i cili mund të përfundojë në La Liga.

28 vjeçari e kaloi gjysmën e sezonit të fundit në klubin ishullor, ku la mbresa të mira pasi i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 paraqitje.

Më pas, oferta e parë e Mallorcas u konsiderua si e ulët nga ana e Lazios, kështu që për momentin gjithçka kishte dështuar.

Por, tash mediumi spanjoll “Marca” raporton se palët do të ulen të diskutojnë për finalizimin e transferimit të Muriqit në Spanjë.

Drejtori sportiv i klubit spanjoll, Pablo Ortells do të takohet me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, me objektiv që të sqarohen detajet e fundit për kalimin e “Piratit i Kosovës” në Mallorca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat