Ish-sulmuesi i Barcelonës i vetofrohet Dortmundit

Futboll

Ish-sulmuesi i Barcelonës i vetofrohet Dortmundit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 12:41
Luis Suarez

Diagnostikimi me një tumor në test*kuj ishte padyshim një lajm i tmerrshëm për Sebastian Haller dhe Dortmundit.

28-vjeçari ishte afruar në skuadër si zëvendësuesi i Erling Haland që u largua drejt Sitit, por tani Dortmund duhet të hidhet në merkato për një tjetër sulmues ku në orët e fundit ka dalë në skenë dhe emri i Luis Suarez.

Sipas “Sky Sport Germany”, agjenti i uruguaianit ia ka ofruar kartonin e tij drejtuesve të klubit gjerman, me Suarez i cili gjendet në merkato si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Atletikon.

Drejtuesit e Dortmund janë duke e konsideruar këtë propozim, i cili për momentin nuk bind për shkak të moshës së madhe të futbollistit, i cili do të mbush 36 vjeç në muajin janar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat