Detajet e operacionit i zbulon “Marca”

Futboll

Detajet e operacionit i zbulon “Marca”

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:21
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është gati për t’u rikthyer te Mallorca. Sipas “Marca”, marrëveshja është drejt mbylljes. Drejtori sportiv i klubit spanjoll, Pablo Ortells, është takuar me kolegun e tij bardhekaltër, Igli Tare për të folur mbi detajet e fundit dhe zyrtarizuar gjithçka.

“Pirati” do të kthehej kështu në La Liga, ku luajti në formë huazimi për gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar. Marrëveshja duhet të mbyllet për 8 milionë euro (plus 2 milionë bonuse).

Lazio, pasi e pa marrëveshjen me Bruges të nëpërkëmbej nga klubi belg, i cili nxori justifikime qesharake “in extremis” mbi formën sportive të sulmuesit kosovar, është gati ta shesë përfundimisht Muriqin për të fituar para.

Negociatat me klubin spanjoll u rihapën brenda pak ditësh, duke qenë se sulmuesi dardan nuk figuron fare në planet e trajnerit Maurizio Sarri. Në fakt, prej disa kohësh, Vedat e kishte në dorë marrëveshjen kontraktuale me Mallorca: 2.2 milionë euro në sezon, deri në vitin 2026.

Nevojitej edhe miratimi i Lazios për t’u mundësuar operacioni. Klubi bardhekaltër synoi më shumë se 10 milionë euro në këtë transferim, por tashmë duhet të pranojë diçka më pak, ndryshe Muriqi do t’i mbetej si “dopiogjashtë në dorë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat