Limani për sfidën në Belgjikë: Nëse nesër marrim rezultat të mirë, në Prishtinë do të jetë ndeshje e zjarrtë 

Futboll

Limani për sfidën në Belgjikë: Nëse nesër marrim rezultat të mirë, në Prishtinë do të jetë ndeshje e zjarrtë 

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 23:47
Limani për sfidën në Belgjikë: Nëse nesër marrim rezultat të mirë, në Prishtinë do të jetë ndeshje e zjarrtë 

Drita e Gjilanit kërkon rezultat pozitiv në duel me ekipin belg, Royal Antwerp, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference League në futboll. 

Nënkampioni i Kosovës është mobilizuar maksimalisht për sfidën e parë në udhëtim, që luhet nesër në orën 19.00. 

“Do të jetë një ndeshje e fortë kundër një kundërshtari shumë serioz, stabil dhe me një projekt seriozë!
Kemi analizuar aq sa kemi mundur kundërshtarin nën udhëheqjen e trajnerit të tanishëm. Ata luajnë futboll të bukur, skuadër kompakte  dhe gjithashtu me individ cilësor.

Projekti që ata kanë, stabiliteti skuadrës, tradita e tyre dhe forca që ata kanë, do të jetë motiv për ne.

Një mundësi e artë për futbollistët e mi për tu përballur me një ekip të fortë dhe për të treguar vlerat tona.

Është sportive të besojmë dhe të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha”, thotë kryetrajneri Ardian Nuhiu. 

Kapiteni Ardian Limani beson e shpreson se do të dalin mirë nga kjo sfdë. 

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë nesër, por ne kemi ardhur këtu me vetëbesim të plotë se mund të marrim rezultat të mirë.

Duhet të jemi të kujdesshëm në çdo aspekt të ndeshjes, sepse në këtë nivel nuk falen gabimet. 

Jemi shumë të motivuar për të zhvilluar ndeshje të madhe nesër dhe kemi besim që do ti shfrytëzojmë mundësit tona që do të na paraqiten në ndeshje. 

Kemi dy ndeshje dhe nëse nesër marrim rezultat të mirë, në Prishtinë do të jetë ndeshje e zjarrtë sepse do t’i kemi ‘Intelektualët’ pas vetës, por fokusin e kemi së pari tek ndeshja e parë.

Shpresoj që do të na ec gjithçka siç e kemi planifikuar”, thotë Limani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat