Trajneri i Bayernit shqetësohet për Manen

Futboll

Trajneri i Bayernit shqetësohet për Manen

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 23:57
Trajneri i Bayernit shqetësohet për Manen

Sadio Mane i është bashkuar pak ditë më parë Bajern Mynihut në fazën përgatitore, por do të duhet që të ndërpresë përkohësisht stërvitjen me klubin e tij të ri, për një udhëtim që shqetëson jo pak trajnerin Julian Nagelsman.

Futbollisti do të udhëtojë të enjten nga Uashingtoni në Marok, për të qenë pjesëmarrës në ceremoninë ku jepet trofeu i “Futbollistit të vitit” në Afrikë. Ai është pretendent kryesor për fitoren pas suksesit në Kupën e Afrikës me Senegalin, me rivalë kryesorë bashkëkombësin e tij, portierin e Çelsit Eduard Mendi, si dhe egjiptianin Mohamed Salah të cilën e mundi në finale.

Më pas, ai do të niset edhe një herë drejt SHBA, për të vazhduar turin e bavarezëve në këtë vend. Mane kishte udhëtuar nga Mynihu të hënën me skuadrën dhe secili nga këto udhëtime është rreth 6 mijë kilometra.

“Mungesa e tij në një ditë stërvitje nuk është e keqe, por udhëtimi prej 18 mijë kilometrash është.

Është shumë rrugë, por ai po vdes që të shkojë atje dhe shpresojmë të fitojë çmimin”, theksoi trajneri. Të përshkosh thuajse gjysmën e botës në një ditë me avion, e tregon me qartësi se çfarë do të thotë një trofe i tillë për Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat