De Ligt debuton me supergol – në fitoren e thellë të Bayernit

Futboll

De Ligt debuton me supergol – në fitoren e thellë të Bayernit

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 10:50
Matthijs de Ligti

Matthijs de Ligt, debutoi në mënyrën më të mirë me Bayern Munich.

Disa orë pasi u bashkua me shokët e tij të skuadrës në turneun në Amerikë, ai bëri debutimin e tij ndaj DC United të Wayne Rooney.

Ekipi bavarezë shënoi një fitore të thellë 6:2 ndaj ekipit amerikan, ndërsa nuk mungoi as goli nga mbrojtësi holandez.

Në minutën e 47` me një vollejgoditje, ai shënoi një supergol për ekipin e tij të ri.

Në këtë takim rrjetën e tundi edhe transferimi tjetër, Sadio Mane, i cili hapi rezultatin me penallti pas vetëm 5 minutash lojë.

Përveç dyshes golashënuesit e tjerë ishin: Sabitzer, Gnabry, Zirkzee, Muller.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat