Iljasa Zylfiu është përforcim i radhës për Dukagjinin 

Futboll

Iljasa Zylfiu është përforcim i radhës për Dukagjinin 

Nga: K.G.. Më: 21 korrik 2022 Në ora: 17:15
Iljasa Zylfiu është përforcim i radhës për Dukagjinin 

Futbollisti Iljasa Zylfiu është përforcim i radhës për ekipin e Dukagjinit të Klinës. 

Dukagjini synon të jetë sa më i përgatitur për edicionin e ri, ku në hapje të kampionatit ndeshet me Prishtinën.

“Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Miratoc të Preshevës, tash e dy sezone është pjesë e futbollit elitar shqiptar. 

Zulfiu vjen nga klubi i Laçit, me të cilin është angazhuar edhe në garat ndërkombëtare. CAJA, siç njihet ndryshe, luan si sulmues në të dy krahët e fazës ofensive, ndërkohë që klubet e mëparshme kosovare janë Malisheva dhe Flamurtari”, njofton KF Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat