Roma nuk ndalet me Dybalan, e do edhe Icardin

Futboll

Roma nuk ndalet me Dybalan, e do edhe Icardin

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 19:39
Icardi

Roma nuk ndalet me Dybalan!

Roma e Jose Mourinho  duket se ende nuk e ka mbyllur me goditjet e bujshme në merkaton, me klubin kryeqytetas që është vënë në ndjekje të ish-sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web” në ditët e shkuara ka pasur kontakte mes Romës dhe Parisit për mundësitë e finalizimit të këtij transferimi, me francezët që e kanë vendosur prej kohësh Ikardin në merkato.

Italianët do të mund ta përballon këtë operacion vetëm me anë të një formule huazimi, ndaj së cilët Parisi për momentin nuk është i hapur për shkak të dëshirës për shitjen Icarditë lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat