Zyrtare, kjo është skuadra e re e Dani Alves

Futboll

Zyrtare, kjo është skuadra e re e Dani Alves

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:15
Dani Alves

Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mbrojtësi brazilian, Dani Alves është bërë me skuadër të re.

Pas një sezoni me gjigantin katalunas, Barcelona, Alves tani lë futbollin evropian dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Meksikë te skuadra e Pumas.

Braziliani i bashkohet Pumas si lojtar i lirë, ku kontratat mes dy palëve janë kompletuar, dhe Alves do të luajë në Meksikë deri në qershor të vitit 2023.

Dani Alves ka marrëveshje të plotë me Puman pasi që u largua nga Barcelona me përfundimin e kontratës së tij para disa javëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat