Befason Grealish

Futboll

Befason Grealish

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:22
Befason Grealish

Jack Grealish ka zbuluar se motivohet shumë kur lojtarët kundërshtarë e godasin. Ylli i Manchester City është përfshirë në një sherr gjatë fitores 2-1 të City-t kundër Club America-s të mërkurën në mbrëmje.

26-vjeçari ka shtyrë Guillermo Ochoa kur portieri ka provuar ta ngrejë nga toka pas një pretendimi për penallti nga ana e anglezit. Një sherr i vogël ka nisur nga ky episod, me arbitrin që ka vendosur të mos e japë penalltinë.

Zotëria 100 milionë sterlina ka qenë në formë të mirë atë natë. Pas ndeshjes në Houston, Grealish shpjegoi pse goditjet dhe faullet që is hkaktohen nuk e bezdisin atë.

Ai ka thënë: “Kam marrë disa goditje, por gjithçka është pjesë e ndeshjes. E dinim se do të ishte një ndeshje e fortë, një ndeshje agresive.

“E dinim se kishte mundësi që ata të ishin më në formë se ne fizikisht, ishte ndeshja jonë e parë. Ne jemi stërvitur vetëm për dy javë. Ishte një test i mirë për ne.

“Për mua nuk është problem të goditem, por i kam parë përsëri dhe mendoj se kishte dy penallti. Joao Cancelo më pyeti pse më pëlqen dhe unë i thashë nuk e di. Më motivon, kështu që nuk e kam problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat