Varane: Për Ronaldo-n ju them se…

Futboll

Varane: Për Ronaldo-n ju them se…

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:24
Varane

Ai i kaluari nuk ka qenë sezoni më i mirë i Manchester United, por Raphael Varane nuk është aspak i penduar për zgjedhjen e tij që të transferohej te Djajtë e Kuq nga Real Madrid.

Duke folur për BBC, qendërmbrojtësi francez ka folur për sezonin e tij të parë në Angli duke u ndalur edhe te shoku i tij i skuadrës Cristiano Ronaldo.

Për portugezin dhe zërave të merkatos që e japin drejt largimit, Varane ka thënë: “Këto zëra kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë gjithmonë, por do të qëndrojnë jashtë skuadrës. I njohim cilësitë e Cristiano-s, e dimë se është shumë popullor.

“Kjo është arsyeja pse të gjithë flasin për të dhe, për rrjedhojë, për të gjithë skuadrën, kudo që të ndodhet. Cristiano është një motivues i madh. Është një legjendë, ndihma e tij për skuadrën është thelbësore, është shumë bukur të luash me të”.

Në nivel personal: “Nuk ka qenë sezoni më i mirë, sigurisht jo ai me rezultatet më të mira. Mua do të më pëlqente të luaja më shumë, por është pjesë e futbollit. Presim me padurim që të nisë sezoni i ri”.

Në lidhje me transferimin e tij nga Real Madrid te Manchester United: “Në futboll duhet të përballesh me sfida të reja dhe unë doja të provoja diçka të re pas 10 vitesh te Real Madrid. Nuk jam i penduar për zgjedhjen.

“Premier League është një kampionat i mrekullueshëm dhe Manchester United është një klub i madh, kështu që nuk kam patur dyshime për transferimin tim këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat