I njëjti Botëror

Futboll

I njëjti Botëror

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 19:58
I njëjti Botëror

Kur një talent i ri spikat në botën e futbollit, nuk do të thotë se e ardhmja e tij është e destinuar të jetë e suksesshme. Faktorët që çojnë te shpërthimi janë të shumtë dhe nuk mjafton të jesh një lojtar premtues për të patur sukses.

Do të mjaftonte të mendonim për “Pelenë e ri” Freddy Adu, por edhe për të gjithë ata që kanë rënë në sy në kompeticionet e moshave.

Është ish-talneti i Milan-it, Dominic Adiyah, ylli i Botërorit U-20 2009 që përfundoi duke luajtur në kategorinë e dytë tajlandeze, por edhe bashkëkombësi i tij Ebenezer Assifuah, i cili ishte një protagonist i madh i edicionit 2013.

E që tani, teksa luan në divizionin e dytë francez me fanellën e Pau, sheh kundërshtarët e tij të kohës që shkëlqejnë.

Assifuah, i cili ishte golashënuesi më i mirë me 6 gola në atë Botëror U-20, pati mundësinë të luajë kundër bashkëmoshatarëve të Francës, duke përfshirë dy lojtarë që më vonë shkruan historinë e futbollit botëror si Paul Pogba dhe Samuel Umtiti.

Dhe ata të dy i shkaktojnë ganezit shumë keqardhje, siç mund të kuptohet nga deklaratat e tij, të raportuara nga Original TV.

“Ndihem shumë i trishtuar kur shoh njerëz si Pogba, Umtiti dhe të tjerët, sepse të gjithë luajtëm në të njëjtin kompeticion gjatë Kupës së Botës U-20 të FIFA-s në Turqi”.

Por më pas rrugët e tyre morën drejtime të ndryshme. Dhe sipas Assifuah, kjo është një çështje e federatave. “Dallimi mes tyre dhe nesh është se vendi i tyre pa se çfarë mund të bënin dhe i përgatiti ata”.

Ajo gjysmëfinale e humbur…

Diçka që padyshim që Gana nuk e bëri, duke humbur gjatë rrugës një sërë talentesh të aftë për të luajtur në nivele shumë të larta kur ishin ende shumë të rinj.

Por momenti vendimtar për ganezin mbetet pikërisht takimi me Francën, gjysmëfinalja përfundoi 2-1 për Gjelat, me golin e Assifuah që është neutralizuar nga dygolëshi i Florian Thauvin, një tjetër që bëri një karrierë të mirë.

Pas asaj ndeshje, Franca fitoi turneun, duke i bërë të njohur talentet e saj ndërkombëtarisht, ndërsa ganezët u kthyen në një errësirë ​​relative.

“Tani shumë prej tyre kanë fituar Kupën e Botës dhe vazhdojnë të luajnë në një nivel të lartë. Megjithatë, për ne, momenti në të cilin nuk e fituam Kupën e Botës U-20 ishte fundi”. Gjë që tregon se të jesh yll në moshë shumë të re nuk është garanci për një karrierë të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat