Juventusi po planifikon largimin e tre mesfushorëve

Futboll

Juventusi po planifikon largimin e tre mesfushorëve

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:11
Juventus

Juventus po planifikon të shesë Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Arthur Melo përpara sezonit të ardhshëm pasi e la treshen jashtë turneut të tyre parasezonal në Amerikë.

Tre mesfushorët qendrorë nuk shihen si pjesë e strategjisë taktike afatgjatë të Juventusit, pas transferimit të lirë të Paul Pogba nga Manchester United në fillim të këtij muaji.

Ramsey dhe Rabiot fitojnë një pagë me vlerë rreth shtatë milionë euro çdo vit, dhe Arthur besohet se e fiton atë shifër me bonuse, dhe klubi dëshiron të lirohet nga këto paga, sipas “Tuttosport”.

Ramsey luajti vetëm pesë herë para huazimit të tij te Cardiff në fund të sezonit të kaluar dhe që atëherë thuhet se ka refuzuar interesimin nga Galatasaray dhe klubi i Andrea Pirlo, Fatih Karagumruk, përcjell KosovaPress.

Rabiot regjistroi 45 paraqitje në të gjitha garat në stadiumin “Allianz” sezonin e kaluar, ndërsa Arthur arriti të bëjë 31 sosh.

Duke parë vlerën e tregut të francezit që prek shumën e 20 milionë eurove, Juventusi po shqyrton një marrëveshje shkëmbimi me PSG-në për Rabiot dhe Leandro Paredes, megjithëse ende nuk ka pasur bisedime zyrtare.

Ndërkohë, ish-mesfushori i Barcelonës, Arthur, dëshiron me çdo kusht të largohet nga klubi këtë sezon, pasi që nuk ka arritur të përshtatet me lojën në Itali. Braziliani ka shënuar vetëm një gol dhe një asistim në 63 paraqitje që nga mbërritja te Juventusi.

Agjenti i Arthurit, Federico Pastorello besohet të jetë i lidhur mirë me klubet e Premier Ligës, por Arsenali thuhet se është e vetmja skuadër nga Top 6 që ka shfaqur interes për mesfushorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat