Interi është para të gjithëve...

Futboll

Interi është para të gjithëve...

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:13
Leonardo Bonucci

Ai që do të prezantohet në startet e kampionatit të ardhshëm do të jetë një Juventus jashtëzakonisht ambicioz dhe i rinovuar. Nga skuadra bardhezi u larguan lojtarë të rëndësishëm si Chiellini, Berndardeschi, Morata dhe De Ligt, por nga ana tjetër kanë ardhur lojtarë të mëdhenj si Pogba, Di Maria dhe Bremer.

Leonardo Bonucci, i cili tashmë është kapiteni i ri i Juventusit, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka pranuar se pret një vit të nivelit më të lartë dhe se me fitimin e Champions League shihte mbylljen e mundshme të një cikli ndryshimesh:

“Kur mbërrita këtu, ëndrra ishte të kisha një karrierë të shkëlqyer dhe të fitoja gjithçka. 90% ia kam dalë, duke humbur atë që na lëndon të gjithëve te Juventusi. Shpresojmë që në këto dy vite kontratë që më kanë mbetur të rifitoj stabilitetin në nivel evropian.

Fitimi i titullit është gjithmonë i vështirë, hapi i parë vendimtar duhet të jetë tremujori startues i kampionatit. Pastaj, futbolli kërkon edhe fat. Në një sezon kaq të veçantë, gjithçka mund të ndodhë, kështu që pse të mos besoni në të ardhmen e Juventusit në Evropë”.

Di Maria është “hiti” i tregut që intrigon më shumë. Për të thuhet se në stërvitje bën gjëra të pabesueshme: “Po, por problemi është se ti e di që ai do t’i bëjë, por nuk ia heq dot topin nag këmbët. Për cilësitë që ka dhe për karrierën e tij është nënvlerësuar shumë. Ai është lojtari më i kompletuar në Serie A, sepse i shton përvojën talentit. Për fat ai zgjodhi Juventusin”.

Bonucci nuk u befasua nga lamtumira e De Ligt: “Jo, sepse disa nga deklaratat e tij e bënë të qartë se nuk donte të qëndronte te Juventusi. Mendoj se baza e gjithçkaje është respekti, grupi me të cilin ishte për tri vite e ndihmoi të rritej dhe klubi investoi tek ai.

I uroj më të mirën, por disa fraza të thëna prej tij në kombëtare nuk ishin shumë të bukura. Ne folëm për këtë pas pushimeve dhe ai e mori mesazhin. Bayerni është një klub i madh, por nuk është e sigurt që në një ekip të nivelit të lartë je i destinuar të fitosh”.

Allegri foli për një Juventus që ka për detyrë të synojë titullin. Kapiteni e mbështet këtë prognozë: “Me këtë fanellë nuk mund të jetë ndryshe. Koha që kalon duhet të jetë ndërmjet një fitoreje dhe fitores tjetër. E mësova pas një viti të vështirë dhe shpresojmë që ai i sapombaruar të jetë si sezoni im i parë i Juventusit, që është preludi i shumë sukseseve”.

Sipas Bonucci, Interi është para të gjithëve në aspektin startues të sezonit të ri: “Milani do të ketë presionin për t’u rikonfirmuar. Nëse Interi do ta mbajë Skriniar do të jetë më i kompletuari, pastaj ja ku jemi edhe ne. Mos harroni, duhet t’i kushtoni vëmendje Lazios”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat