Casemiro bën deklaratën e bujshme

Futboll

Casemiro bën deklaratën e bujshme

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 14:44
Casemiro bën deklaratën e bujshme

Fjalë të destinuara t’i bëjnë njerëzit të flasin dhe të gjenerojnë thashetheme të tjera në merkato, ato të Casemiro, mesfushorit të Real Madridit. Ai foli për “Sport TV”, duke u ndalur edhe te bashkatdhetari i tij Neymar dhe thashethemet që do të donin që ai të largohej nga Paris Saint-Germain.

Braziliani i “Los Blancos” dha mendimin e vet mbi lamtumirën e mundshme të sulmuesit nga Franca, që në realitet “O Ney” gjithmonë e ka mohuar. Me një përzierje ironie dhe serioziteti, Casemiro jo vetëm që mbrojti vlerat teknike të Neymar, por hapi një dritare të bujshme për ta parë atë me fanellën e bardhë…

Kur u pyet për bashkatdhetarin e tij, mesfushori u përgjigj: “Neymar mund të luajë në çdo klub në botë. Nëse PSG nuk e dëshiron atë, Real Madridi do ta marrë menjëherë”.

Për të kuptuar nëse mund të ketë hapësirë manovrimi mbi atë që do të ishte një operacion i bujshëm i tregut të transferimeve, duke marrë parasysh edhe të kaluarën e Neymarit te Barcelona, duhet pritur. Casemiro i ka ndezur gjithsesi thashethemet me këtë deklaratë të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat