20.000 tifozë vendosin maskën e Luis Suarez në fytyrë

Futboll

20.000 tifozë vendosin maskën e Luis Suarez në fytyrë

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 14:47
20.000 tifozë vendosin maskën e Luis Suarez në fytyrë

Luis Suarez mund të vazhdojë karrierën e tij në vendlindje, Uruguai.

Sipas gazetarit Rodrigo Vazquez, Suarez  do të bashkohet me Nacional, skuadër ku u bë profesionist 16 vite më parë.

Suarez po rikthehet në futbollin e Amerikës së Jugut me synimin e qartë për të fituar besimin e trajnerit të Uruguait për Kupën e Botës në Katar duke luajtur rregullisht.

Lajmi se Suarez mund të rikthehet në klub i lumturoi tifozët e Nacional. Një skenë e veçantë është parë në ndeshjen e djeshme të këtij ekipi, teksa në minutën e nëntë për nder të numrit që ka Suarez në fanellë, tifozët nisën të këndojnë:

“Ole, ole, Luco, Luco”. Jo pak, por rreth 20.000 tifozë vendosën maskën e Luis Suarez në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat