Guardiola konfirmon Haaland kundër Bayernit

Futboll

Guardiola konfirmon Haaland kundër Bayernit

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 16:16
Guardiola konfirmon Haaland kundër Bayernit

Erling Haaland do të bëjë debutimin e tij në Manchester City sonte. Skuadra angleze do të përballet me Bayern Munich dhe, siç konfirmoi Guardiola në një konferencë për shtyp, ylli norvegjez do të jetë një nga ata që do të ketë minuta në këtë miqësore parasezonale.

“Nëse asgjë nuk ndodh në stërvitje, bie nga shtrati ose thyen kyçin e këmbës, atëherë ai do të luajë”, – tha Pep me shaka.

Ndeshja e parë e turneut të Manchester Cityt në SHBA ishte të mërkurën kundër Club América dhe u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës angleze. Megjithatë, Guardiola hoqi dorë nga sulmuesi norvegjez në mesjavë, sepse “kishte siklet dhe disa probleme”.

Trajneri spanjoll nuk ka dashur të rrezikojë, por tashmë Haaland është gati. Shqetësimi është zhdukur dhe ai ka mundësinë të luajë minutat e para me Manchester City.

Ai që ka bërë tashmë debutimin e tij me “qytetarët” është Julián Álvarez, i cili së bashku me Haaland do të jenë pjesë e sulmit: “Erling dhe Julián do të kenë një efekt pozitiv në lojën tonë. Sezonin e kaluar kishim Gabriel Jesús. Ne shënuam shumë gola pa sulmues të deklaruar. Tani shtojmë dy sulmues specifikë dhe cilësorë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat